Shqipëri/Gramoz Ruçi përkujton masakrën e 4 shkurtit

04.02.2019 11:40:12

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në përkujtim e nderim të viktimave të saj, u shpreh se “4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte.

Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim  e mirënjohje  të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.

Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi  është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike  ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike.

Shqipëria europiane, për të cilën po punojmë e kontribuojmë të gjithë, i ka rrënjët te vlerat antifashiste të shqiptarëve.

Viti 2019 është jubileu i 75 i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për  të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare.