E ftuar në “Open”, ish-deputetja demokrate, Grida Duma deklaroi se protesta e opozitës ka qenë paqësore, duke shtuar se protestuesit janë provokuar.
Sipas saj, është qeveria, e cila për të mbuluar problemet e saj, e hedh fajin në drejtim të opozitës.
“E kam parë si e kanë ftuar turmën të shkojë deri të shkallët. Hapën gardhin vetë. Gazi lotsjellës është thirrje për dhunë dhe për luftë”, deklaroi Duma.