Shqipëri/ Humb jetën lojtari i “Kastriotit”, i pushoi zemra…!

06.10.2019 15:14:47

Erjon Ruçi futbollist i ekipit të moshave të reja të klubit të Kastriotit ka ndërruar jetë gjatë një gëzimi familjar pas një goditje në zemër.

Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Kastriotit i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Ruçit për këtë humbje të madhe.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale.

Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë.

Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”, shkruan Klubi i Kastriotit.