Shqipëri: Imuniteti i Tahirit, Braçe reagon: Duam prova

21.10.2017 01:26:53

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai thotë se PS po kërkon vetëm prova që e implikojnë Saimirin dhe që vërtetojnë akuzat e Prokurorisë.

Komenti i Braçes në Facebook:

“Lulzim! Ti refuzove të gjykohesh për një akuzë të kopsitur, shpike çështje dhe iu drejtove gjykatëses Hajdari, duke ulëritur se provat dhe aktakuza ndaj teje, për vjedhjen 230 milionë dollarë, u paraqitën jashtë afateve procedurale-sipas teje.

Nuk i more në dorëzim ti provat e aktakuzën dhe kështu shpëtove nga gjykatësja Hajdari, gjykatë më gjykatë deri tek e larta. Ti mund të gënjesh Fevziun -aq di ai, – por nuk mund të gënjesh kërkënd tjetër. Ishin dy gjyqe në Gjykatën e Lartë, i pari -ai që hape ti me gjykatësen Hajdari, i dyti -ai qe hapi prokuroria dhe ishte gjyq themeli.

Tek i pari ti u paraqite. Tek i dyti ty të dhimbte barku, kështu thotë raporti në dosje.

Gjithnjë: PER TË REFUZUAR PROVAT SE ISHIN PARAQITUR JASHTË AFATI. Kurse te kjo seanca që të gjithë po shohin e dëgjojnë, por kërkohet veç një gjë:

PROOOOOOOOOOVAAAAAAAAAT! NUK DËNOHET ME KUSHT NË KËTË VEND SE DUA UNË, DO TI, SALI BERISHA DHE CILIDO TJETËR. DËNOHET VETËM MBI BAZË PROVASH! Ato që për ty ishin ulëritëse, por ti i refuzove se ti dhanë disa minuta me vonesë-sipas teje gjithnjë”.