Shqipëri/“Jemi pa bukë, nuk kemi të hamë…”, Rama sherr me komentuesit: Me çfarë e ushqeni internetin

11.04.2020 18:44:35

Kryeministri Edi Rama në këtë periudhë po komunikon me qytetarët me anë të komunikimit online në Facebook. Ndjekësit e kryeministrit kanë dërguar mijëra pyetje dhe reagimi ku disa prej tyre Rama u është përgjigjur.

Vihet re se nuk kanë munguar as debatet mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama.
Një invalidi që thotë se nuk ka të hajë bukë Rama i thotë: Dritat i merr vetëm kush i paguan dhe edhe pa bukë dhe me fejsbuk nuk shkon.

Kurse një gruaje e cila është pa punë, burrin pa punë dhe thotë se fëmijët e tyre s’kanë bukë të hanë Rama i pyet se ”Po internetin çfarë e ushqeni?”.

Njëri prej qytetarëve i është ankuar kryeministrit për rritjen e çmimeve, ndërsa përgjigja e Edi Ramës ka qenë “nuk jemi në komunizëm vëlla, tregu i vendos çmimet jo qeveria dhe normal që më parë ishte më pak se nuk i lanin duart shumë njerëz“.

Ndërsa një tjetër qytetar, që punon elektricist dhe që thotë se është i pasiguruar e ka pyetur nëse mund të dalë për të punuar në këtë kohë. Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se tani nuk mund ta dalë, ndërkohë që i kërkon që të sigurohet pasi informaliteti e ka faturën më të madhe.

Shihni debatin përmes fotove: