Shqiperi/ Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet oficeri i forcave RENEA në Tiranë

14.05.2021 19:33:19

Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Tiranë. Gazeta Shqip mëson se është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA.

Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe identiteti i personit të arrestuar. Arrestimi i efektivit të policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë nga SHCBA

Ndërkohë, operacioni vijon ende.