Shqipëri/ Klevis Balliu nxit protestuesit, nis me përplasje protesta e opozitës

03.04.2019 10:19:17

Ka nisur me përplasje tek Ministria e Brendshme, protesta e radhës e opozitës. Qytetarë dhe simpatizantë të mbledhur para ministrisë kanë nisur tentativat për të çarë kordonin e sigurisë, por janë neutralizuar menjëherë nga forcat e policisë.

Në krye të këtij grumbullimi protestuesish, qëndron ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Ai është filmuar nga kamerat në tentativa të vazhdueshme edhe gjatë ditës së sotme për të mos respektuar perimetrin e sigurisë.

Efektivët e policisë i janë drejtuar Balliut duke i thënë se nuk është orientuar mirë nga drejtuesit e protestës, dhe se duhet të respektojë perimetrin e sigurisë që policia e Shtetit ka rënë dakord me organizatorët e protestës.