Shqipëri/ Koronavirusi/ Basha akuza të rënda Ramës: Strategjia e tij është ‘kush të shpëtojë të shpëtojë’

12.11.2020 23:28:23

Situata me koronavriusin në vend, është një kthyer në argumentin kryesor ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përqendruar sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet i shqetësuar për menaxhimin e epidemisë.

Në studion e “Real Story”, Basha hodhi akuza të forta në drejtim të Ramës, ku tha se strategjia e tij e vetme është “të shpëtojë kush të shpëtojë e të vdesë kush të vdesë”.

Sipas Bashës, spitalet janë drejt kolapsit, duke shtuar se mjekët dhe infermierët janë të rraskapitur.

“kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, nëse do kishte dëgjuar e do kishte rritur testimet, nuk do ishim këtu. Nuk i ka rritur testimet, janë më të ulëtat në Europë. Shqipëria bën një test për 20 banorë. Numri i ulët i testimeve ka sjellë dhe përhapjen e infeksioneve. Numri i fataliteteve i raportuar nuk është i vërtetë, numri është shumë mi i madh. Unë që në fillim të epidemisë, kam kërkuar vetëm testime.

Vende që e kanë mbajtur në kontroll pandeminë, janë ata që kanë testuar më shumë. Nëse ke 500 të infektuar në ditë, afërsisht 10% e tyre mund të kenë nevojë për kujdes spitalor, 1 javë pas infektimit. Pra nëse i teston dhe i paraprinë, merr masa dhe nuk i le siç i ka lënë sot. Spitalet janë në kolaps, njerëzit dergjen me orë nëpër ambulanca, mjekët janë të rraskapitur. Infermierët po ashtu, është nj infermier për 10 shtretër, nuk po gjejnë infermierë. Strategjia e Ramës është kush të shpëtojë të shpëtojë, kush të vdesë të vdesë”, tha Basha.