Shqipëri/Kryebashkiaku Dako duke festuar me 7 kriminelë”

01.02.2019 13:46:00

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar një video në Facebook, ku shihet kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke festuar. Sipas Salianjit, vetëm në këtë tavolinë 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim po festojnë me Dakon.

“Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!

Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.

Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa në kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!” shkruan Salianji në Facebook.