Shqipëri/ Kush janë 7 deputetët që refuzuan shkarkimin e Ilir Metës, ja kush votoi kundër

09.06.2021 20:32:31

Kuvendi votoi sot shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me 104 vota, pro ndërsa 7 deputetë votuan kundër.

Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi do jetë Gjykata Kushtetuese që do vendosë mbi fatin e Ilir Metës.

Por kush janë 7 deputetët kundër shkarkimit?

Mësohet se deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Metës janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.