Një restorant në Tepelenë përgatiti sot ushqimin për mjekët dhe infermierët në të gjitha spitalet e qarkut. Xhimi Hasanbeu tha se këto janë ditë të vështira, ku të gjithë mund të bëjmë shumë për njëri-tjetrin, ndërsa një mesazh shkoi edhe për biznese të tjera të rajonit që u ftuan të kontribojnë sipas mundësive.
Ai u ofroi ushqim të gjithë mjekëve dhe infermierëve, të cilët prej ditësh janë në detyrë dhe i gjenden kujtdo në këtë pandemi që ka pushtuar botën.
Sipas pronarit, kjo është më e pakta që mund të bëjë për ata qindra mjekëve që punojnë me orar të zgjatur, madje edhe gjatë natës për të shpëtuar sa më shumë jetë në qarkun e Gjirokastrës dhe jo vetëm.