Shqipëri: Monika Kryemadhi: Rama e ktheu vendin në republikën e hashashit, tani na sjell një program batutash

12.09.2017 22:48:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj të sotme në kuvendin e Shqipërisë e akuzoi kryeministrit Edi Rama se në 4 vjet të qeverisjes së tij e ktheu vendin në republikë të hashashit.

Sipas Kryemadhit, lufta me drogën nuk mund të quhet e mbyllur duke qenë se qindra tonelata drogë që nisen nga Shqipëria vazhdojnë të kapen nga policia e vendeve fqinje. Duke iu referuar programit qeverisës të paraqitur nga Rama një ditë më parë në kuvend duke e cilësuar atë një program batutash, që nuk ka asnjë strategji qeverisëse për shëndetësinë falas, rritjen e pensioneve dhe sigurisë njerëzore.

“Të ardhurat në xhepat e shqiptarëve janë po aq sa 10 vite më parë, ndërsa qeveria flet për rritje. Çmimet janë rritur dhe shqiptari blen më pak. Administrata tatimore nxori dhjamë nga pleshti duke shtrydhur nevojtarët, ndërsa oligarkët ngelën të patrazuar në evazionin e tyre fiskal”, shtoi kreu i LSI-së.