Shqipëri/Monika Kryemadhi: T’i japim shtysën e fundit Ramës drejt humnerës së krimit

30.12.2018 01:58:52

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim pasditen e kësaj të shtune me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se qeveria e Ramës ka rënë, ndërsa shtoi se ky është çmimi që po paguan ai për ‘pangopësinë e tij’.  Kryetarja e LSI-së, iu ka bërë thirrje qytetrëve të Vlorës që me datën 7 janar të shkojnë në portestë. Në këtë ditë stuentët kanë paralajmërur se do tu rikthehen protestave sepse kërkesat e tyre nuk janë përmbushur.

“Në qoftë se ne jemi të pakënaqur me këtë Kryeministër, të cilit për hir të së vërtetës qeveria i ka rënë, sepse dje tregoi hapur që qeveria e Surrelit ra. Sot nuk ka ngelur më gjë tjetër vetëm për t’i dhënë edhe shtysën e fundit kryeministrit të sektit kriminal, i cili të bjerë në humnerën  e krimit të cilën e krijoi vetë. E krijoi vetë atë humnerë sepse u tregua tamaqar, tregoi që është i pangopur dhe tregoi që shpirti i tij është shumë i varfër dhe sado që të mundohet dhe sado pushtet që të ketë. Nuk e pasuron dot shpirtin e tij.

Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI”, u shpreh Kryemadhi.