Shqipëri/në Memaliaj/ Makina bie në kanal, humbin jetën dy mësues

07.02.2020 16:47:30

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident i rëndë në aksin Memaliaj-Krahëz, në vendin e quajtur Mogila.

Dy mësues që ishin duke u kthyer nga puna kanë humbur jetën, pasi makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal kullues. Makina i ka zënë poshtë duke u marrë jetën.

Bëhet e ditur se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar gjithashtu edhe ambulanca, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

foto  arkivi