Shqipëri/ Nesër afati i fundit për listat/ Yuri Kim me mesazh të fortë: Të shohim nëse është kuptuar mesazhi i SHBA

08.03.2021 00:25:02

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar me  një mesazh të fortë, 24 orë parë dorëzimit në KQZ të listave me kandidatët për deputete, të partive politike.

Me një shënim në Twitter, Kim kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa thekson se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë është “korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria, të cilat kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”

Kim i ka bërë apel disa herë krerëve të partive politik për pastërtinë e kandidatëve, ndërsa thekson se mbetet për t’u parë nëse “udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA”.

Postimi:

Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë. Nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe me prosperitet për Shqipërinë.  Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë udhëheqësit e partive të përgjegjshëm. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë