Shqipëri/ Nuk i kam vrarë unë”/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të vëllezërve në Durrës, u tradhtua nga…

01.05.2020 13:13:21

Policia arrestoi sot autorët e 2 vrasjeve në Durrës, të vëllezërve Haxhia në datë 27 Prill dhe të 2 të rinjve po në të njëjtin vend në datë 2 mars të po këtij viti te tregu i makinave. Autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K. A. 22 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë së shtetit, këta 2 persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia. Të dyja ngjarjet kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës

“Report Tv” ka mësuar se nga ekzaminimet ka rezultuar se 2 nga 3 armët janë përdorur te vrasja e fundit e vëllezërve Haxhia, ndërsa po ekzaminohet edhe e treta, që u gjet.

Ndërkohë që shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera kanë faktuar përfshirjen e dy të arrestuarve. Altin Ndoci ka mohuar përfshirjen në krim në dëshminë e parë në grupin hetimor, por rrëfimi i shokut të tij dhe provat e tjera janë kundër tij.