Shqipëri: Pallati i shembur në Vlorë, Strasburgu rrëzon ‘Ramën’: Të paguajë 13 mln euro

11.01.2018 13:15:09

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar vendimin e qeverisë së parë Rama për të shembur një pallat në qytetin e Vlorës. Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vendimin e qeverisë për të shembur pallatin si shkelje të të drejtave të njeriut, duke qenë se pallati ishte i pajisur me lejen përkatëse dhe ka kërkuar nga qeveria të dëmshpërblejë banorët e dëmtuar.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, qeveria duhet të paguajë një shumë prej 13 mln eurosh në formë dëmshpërblimi për banorët. Pallati 7-katësh u shemb me tritol më 17 dhjetor 2013