Shqipëri: PD dorëzon provën e re që implikon Tahirin me dosjen “Habilaj”

15.01.2018 12:08:08

Partia Demokratike, përmes deputetit Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda provën që sipas kësaj force ajo fakton bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve.

Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës tip Audi e cila figuron me dy emra përdorues njëri prej tyre Saimir Tahiri dhe tjetri Artan Habilaj

“Depozitova një dokument që fakton si drita e diellit bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt, një anëtar i bandës së Habilajve. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës së njohur Audi. Aty tregohen dy emrat e përdoruesve,  Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj”, tha Alibeaj në një deklaratë për mediat.