Shqipëri/Pedagogët takim me ministren e Arsimit, paralajmërojnë grevë nëse…

01.02.2019 11:38:15

Në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thirrur në mbledhje disa përfaqësues të tyre.

Ata kanë kërcënuar se nëse qeveria nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës.

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, thuhet në shkresë.