Shqipëri/ Përparim Spahiu: Bojkotoni Samitin e Diasporës, sepse…

02.02.2019 20:02:59

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu u ka bërë thirrje të gjithë të ftuarve në samitin e diasporës që të mos marrin pjesë. Sipas tij, shifrat e shpenzuara nga qeveria për samitin e dytë janë marramendëse.

“66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.

Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.

Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm!” shkruan Spahiu në Facebook.