Shqipëri/ Plas tek Unaza e Re/ Policia blindon zonën, disa të arrestuar

10.10.2019 10:24:27

Në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë janë rritur sërish tensione pasi raportohet se janë shoqëruar disa persona.

Partia Demokratike, duke cituar banorët e zonës, thotë se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente forcat e policisë ndodhen atje, ndërsa banorë të tjerë po mblidhen në vendin ku protestojnë prej muajsh.

PD ka publikuar edhe videon e momentit një personi të quajtur Skënder Doda.