Shqipëri/ Rama flet për ‘ëndrrën që e lë pa gjumë’: Vaksinimi masiv i popullsisë nis para sezonit turistik

07.03.2021 13:15:16

Gjatë një bashkëbisedimi në Lezhë, kryeministri Rama u shpreh se vaksinimi masiv pritet të nisë shumë shpejt, për të pasur një sezon ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Kreu i qeverisë tha se duhet një numër më i madh vaksinash nga ai që është siguruar deri më tani për të kaluar në këtë mënyrë në një stad tjetër.

Po ashtu ai u shpreh se sigurimi i vaksinave është ëndrra që e lë atë çdo natë pa gjumë.

Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin”, u shpreh Rama.

“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi.

Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.

Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha më tej Rama.