Shqipëri/Rasti i familjes Cakoni/ Grida Duma i kthehet Ramës: Edhe sot ka vijuar ta frikësojë. Të nisin hetimet

13.09.2020 18:40:47

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka reaguar paskritikave të kryeministrit Edi Rama, për rastin e Manjola Cakonit.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video, Grida Duma shkruan se “e vërteta e familjes Cakoni nuk fshihet nga propaganda”.

Sipas Dumës, Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën, ndërsa i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh.

Postimi i plotë:

E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI  i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj!