Shqipëri/ Reforma kalojnë kufijtë/ Komisioneri për Zgjerimin tregon bisedën me Lulzim Bashën

28.05.2020 11:41:01

Rifillimi i punës për reformën zgjedhore, ku opozita u rikthye sërish në tryezë është përshëndetur edhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Në një status në në Tëitter Varhelyi  thotë se ka folur me kreun e PD, Lulzim Basha, ku ka theksuar se përmbyllja pa vonesë e reformës zgjedhore është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Bisedova për Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës”, shkruan komisioneri në tëitter.

Deri më tani palët kanë arritur konsensus për tre pika, për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore.