Shqipëri: Sajmir Tahiri-Edvin Ramës: Mos e lësho prokurorin

14.12.2017 13:29:39

Rrethi po mbyllet dhe uzurpimi i institucionit të akuzës mbetet e vetmja shpresë që narko-dyshja Rama-Tahiri të mos përfundojë prapa hekurave. Shkelja e kushtetutës ishte dje në rendin e ditës të Komisionit të Ligjeve dhe Edi Rama s’po mundet të nxjerrë asnjë justifikim për urgjencën që po e shtyn të marrë postin e prokurorit të përgjithshëm. Puçi parlamentar pritet të vazhdojë sot në seancë plenare dhe ai ka vetëm një motiv, shantazhin e Tahirit ndaj kryeministrit, me kërcënimin final: “mos e lësho në asnjë mënyrë kryeprokurorin

Dosjet e narko-republikës dhe korrupsionit që kanë zbarkuar nga agjencitë partnere në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm janë shndërruar në makthin e Edvin Ramës. Teksa rrethi po mbyllet, për të eliminuar shqetësimet e tij, kryeministri po përpiqet me të gjithë fuqitë e tij antikushtetuese që të marr peng postin e kryeprokurorit. Me daljen e detajeve të reja në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj, ish ministri i Brendshëm e ka shtuar dozën e shantazhit ndaj kryeministrit, duke i kujtuar në çdo moment që të mos lëshojë pe për kryeprokurorin dhe ta mbyll çështjen sa më parë. Tahiri nuk dëshiron të përfundoj pas hekurave për trafikun ndërkombëtar të drogës, për këtë ai ka siguruar materiale që fajësojnë Edvinin si një mjet i sigurtë që të mos lëshohet mish për top nga shefi i tij.

Dje, Komisioni i Ligjeve mbajti mbledhjen, ku shtatë kandidaturat kukulla prezantuan platformën me të cilën mendojnë të marrin postin e kryeprokurorit, por nëse shihje me vëmendje të shtatë kandidatët, ishin më tepër prezent për t’i bërë qokën Edvinit, sesa për të drejtuar këtë institucion mjaft të rëndësishëm. Ortakëria e Rama-Tahirit me bandat dhe narko-klanet e krimit e bën të pamundur realizimin e reformave të vërteta, atyre që kanë interes primar qytetarin.  Kjo qeveri dhe ky kryeministër,pasi arriti të ketë  në duar tepsinë e pushtetit, iu përvesh punës  dhe shtriu tentakulat e  krimit tek sistemi i drejtësisë dhe posti i kryeprokurorit. Për finalizimin e kësaj ideje të çartur, që e nxjerr cullak para shqiptarëve, duke e shembur me themele propagandën e bërë prej tij për dashurinë ndaj reformës në drejtësi, Edvini nxori në skenë edhe OPDAT e EURALIUS, që të mbronin votimin me shumicë të thjeshtë. Baroni i narko-shtetit i ka premtuar bashkëpunëtorit të tij Saimir se dyert e qelisë nuk do të hapen kurrë për asnjërin prej të dyve, sepse do të bëjë gjithçka për të nxjerrë blof shtetin ligjor, vetëm e vetëm që të mos i dorëzohen drejtësisë dhe ish ministri të mos i nxjerrë materialet që posedon kundër tij. Detajet e reja që dolën për Tahirin si dhe nisja e hetimit nga prokuroria e Katanias për të, ka bërë që ish ministri trafikant të rris dozën e kërcënimit për Edvinin, duke i kërkuar që të mbyll brenda seancës së sotme zgjedhjen e prokurorit kukull. Nëse Rama do t’i nënshtrohet deri në fund Tahirit dhe do të marr peng postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm, do të përballet me  reagime të fuqishme nga ana e qytetarëve shqiptarë. Destabiliteti i thellë që ka prekur themelet e shtetit shqiptar nuk mund të lejohet të vazhdoj. Me planin që ka për ta kapur drejtësinë, me ndërhyrjet kriminale, me përcaktimet e vendimeve prej tij, Edi Rama është duke provokuar thellë qytetarët. Nëse nuk vendos trurin në punë dhe të pranoj zgjedhjen e prokurorit me konsensus, asnjë bandë, asnjë trafikant, asnjë vrasës nuk do ta ndihmojnë dot në përplasjen me popullin.