Shqipëri: Sekuestrohet 25 kg hashash që po transportohej drejt Kosovës; 3 në pranga

21.09.2017 10:25:04

Finalizohet në Lezhë operacioni antidrogë i koduar “Deltar “, ku janë sekuestruar 25 kg 230 gram mariuanë dhe arrestuar dy persona.  Në pranga kanë rënë shtetasit Besim Gashi , 47 vjeç dhe  Sami Vatija, 41 vjeç, që të dy banues në Kosovë .  Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rrilës, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës  narkotike mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban,  e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.  Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike.  Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gram  kanabis.

Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon  puna për verifikimin e  pasurive, pasi  iu evidentuan dhe iu sekuestruan në total 7 automjete  në pronësi të tyre, ndër to hammer,  mitsubish etj . Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.  Veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ”  ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.