Shqipëri/ Sherr me thika dhe sende të forta midis 6 personave pranë zyrave të LSI

18.04.2021 11:19:12

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me konfliktin e mesnatës së djeshme pranë zyrave të LSI-së në Sauk, ku mbetën të plagosur vëllezërit Roland dhe Oltjan Doka, të cilët mësohet se janë të afërm të kandidatit për deputet nga LSI Klodian Doka.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë: 

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim