Shqipëri/ Shfaqet vatër e re infektimi me COVID-19 në burgjet shqiptare, Ministria e Shëndetësie jep detajet: 2 të burgosur janë transferuar!

28.04.2020 12:10:05

Dje u  raportua për një tjetër vatër infeksioni në burgje dhe bëhet fjalë për 302-shin.

Sot Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 2 persona te paraburgimi 302 në kryeqytet janë infektuar me COVID.

Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka thënë për Report Tv se “Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar”.

Kujtojmë se edhe në burgun 313 deri më tani janë raportuar 19 raste me Covid-19, ndërsa dje u ngritën dyshime se virusi ka shkuar edhe në burgun e grave një pjesë e të cilave janë veçuar.