Shqipëri/ Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi, vdes i moshuari tek Infektivi

06.04.2020 14:22:08

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 90-vjeçari në spitalin infektiv si pasojë e tronboembolisë pulmonare.

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.