Shqipëri – Spanjë, lajm i keq për tifozët në stadium (FOTO)

08.10.2016 12:44:48
Kushtet e vështira atmosferike që kanë përfshirë Shqipërinë duket se do të jenë problem serioz edhe për takimin Shqipëri-Spanjë që do të zhvillohet nesër në Shkodër.
Për momentin mbetet thjeshtë një parashikim, por nuk do të jetë çudi nëse përsëritet e njëjta histori si ndaj Maqedonisë.

Kushtet e vështira atmosferike që kanë përfshirë edhe vendin tonë duket se do të jenë problem serioz edhe për takimin Shqipëri-Spanjë që do të zhvillohet nesër në Shkodër.

Reshjet e shiut nuk kanëpushuar për asnjë moment gjatë ditës së djeshme, madje edhe gjatë orëve të natës. Ndërkohë që aktualisht, në qytetin verior ka ende re të zeza dhe qielli është akoma i vrenjtur, ndonëse kanë pushuar reshjet e shiut, shkruajnë mediat shqiptare.

Parashikimi i motit për ditën e nesërme tregon se reshjet do të jenë prezente edhe gjatë ndeshjes, madje parashikohen edhe të rrëmbyeshme. Ato pritet të fillojnë rreth orës 15:00 dhe deri në mesnatë.