Shqiperi/ Sulmuan me sende të forta eskortën e Ramës, policia fundos tre protestuesit

16.06.2019 09:56:03

Policia e Korçës ka proceduar penalisht tre persona që kanë hedhur sende të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit një ditë më parë, në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.

Sipas policisë shtetasit M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia e Korçës.