Shqiperi/ Tabela/ Koronavirusi, vetëm 1 intubuar dhe 23 në mjekim spitalor në 4 qytetet

12.05.2020 22:08:24

Ditën e martë pati vetëm 4 të prekur nga koronavirusi, shifra më e ulët që po regjistrohet në këto dy ditë, duke dhënë sinjale shprese për mposhtjen e kësaj “murtaje” të re.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë në spital ekziston vetëm 1 person në terapi intensive. Në total janë 23 pacientë që po marrin mjekim spitalor dhe që mbahen nën kontroll dhe se situata e tyre është e përmirësuar.

Në Tiranë janë 11 vetë në spital, ndërsa 71 janë të vetizoluar në shtëpi.  Personi që është në terapi intesive është nga Shkodra, ndërsa 15 janë të vetizoluar në shtëpi.

Në Durrës ka 8 persona të në mjekim spitalor dhe 1 tjetër është i vetizoluar në shtëpi ndërsa 44 janë të vetizilouar në shtëpi. Elbasani ka një person të shtruar në spital dhe se një tjetër shtetas ndodhet në vetizolim. Në total janë 163 të prekur nga Covid-19 në Shqipëri.

Image may contain: text that says "12 Maj 2020 31; 4% AKTIVE; 163; 19% TE SHERUAR; 654; 77%"

Profesor Ethem Ruka shprehet se shifrat e së martës flasin për progres të mirëe Anti Covid. të shëruarit arrijnë në 77%, ndërsa të sëmurët aktivë zbresin deri në 19%. Nëse ruhet një trend i tillë, atëherë qeveri mund të rishikojë edhe zonat e gjelbëra, duke përfshirë edhe dy qendrat e mëdha urbane Tiranën dhe Durrësin, ku jetojnë pjesa më e madhe popullsisë dhe ku është përqendruar e gjithë ekonomia e Shqipërisë.