Shqipëri: Tronditët Vlora nga eksplozivi

09.04.2018 10:00:26

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në Pylin e Sodës në Vlorë.

Lënda eksplozive i është vendosur një automjeti tip Audi A7. Shpërthimi dëmtoi këtë mjet dhe dy të tjera që ishin parkuar pranë tij.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa nuk dihet ende se kujt i përket makina.

Gjithashtu, po gjatë natës, në fshatin Bishan të Novoselës, një tjetër Audi A7 është djegur plotësisht.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtyre dy ngjarjeve.