Shqipëri/ U hodh nga dritarja e spitalit dhe vdiq, zbulohet biseda e 65-vjeçarit me fqinjin: Po ta dija ç’bëhet këtu, s’do isha shtruar kurrë…

03.09.2020 02:14:22

Ilustruese

Ngjarja e sotme, ku pacienti Hasan Mira nga Kruja u hodh nga dritarja e spitalit Shefqet Ndroqi dhe ndërroi jetë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

65-vjeçari mësohet se është vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani. Ndërkohë, detaje të reja janë zbuluar në lidhje me këtë tragjedi.

Burime për mediat zbardhin bisedën e viktimës me fqinjin e tij, bisedë e zhvilluar dje. Mira e ka marrë në telefon mikun e tij i cili është habitur dhe e ka pyetur se ku e ka siguruar telefonin, teksa 65-vjevvari i ka thënë se e ka bërë këtë me miqësi, ka paguar.

Ai ai thotë se është mirë, por nga ana tjetër shfaqet i penduar që është shtruar aty (nuk e specifikon pse). Më poshtë biseda e plotë:

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.