Shqipëri/Vrasja e vëllezërve në Durrës, Artan Hoxha tregon detajin e pazbuluar më parë: Makina e kapur nga policia në Itali mund të fundosë…

28.04.2020 13:09:30

Dy vëllezërit që u ekzekutuan dje në Durrës kishin një servis të tregu i makinave dhe jepnin makina me qira. Gjithashtu të dy vëllezërit kishin edhe një Exchange dhe pikë transferimi parash në Durrës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se një nga pistat që po hetohet është se në Itali është kapur një automjet që dyshohet të jetë modifikuar në servisin e vëllezërve i mbushur me drogë.

“Pas telefonave është dhe një automjet që dyshohet të jetë modifikuar në servisin e vëllezërve për trafik narkotikësh dhe ka të dhëna që ky është kapur jashtë shtetit, në Itali. Dyshimi është që ti mund ta kesh modifikuar mjetin por nuk mund ta kesh ti ngarkesën. Edhe kjo mund të çojë tek zbulimi i autorëve” tha Hoxha për abc news.