Shqipëri/Vrau ish-dhëndrin e tij në mes të lokalit/ Dalin para gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj me kokën ulur

08.06.2021 09:35:13

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari presin sot masën e arrestit  nga Gjykata e Tiranës pasi në bashkëpunim ekzekutuan Kudrejt Saliajn, bashkëshortin e saj pak ditë më parë në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.