Shqipëri/ Zbulohen emrat e 15 anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD-së

20.01.2019 12:16:28

Partia Demokratike ka tashmë kryesinë e re të përbërë nga 15 anëtarë. Ata janë emëruar në saj të votave që kanë marrë nga zgjedhjet e sotme.

Ata janë:

Dhurata Çupi; Endri Hasa; Enkelejd Alibeaj; Eno Bozdo; Fatbardh Kadilli; Flamur Noka; Florian Mima; Grida Duma; Izmira Ulqinaku; Jamarbër Malltezi; Jorda Tabaku; Kreshnik Çollaku; Oerd Bylykbashi; Tomorr Alizoti; Oriola Pampuri

Ata u votuan nga Këshilli Kombëtar në procesin zgjedhor të ditës së sotme. Ndërkohë, më herët u bënë publikë edhe emrat e sekretarëve të rinj.

Fituesit

Sekretari i Përgjithshëm  – Gazmend Bardhi;

Sekretari për çështjet ligjore – Çlirim Gjata;

Sekretari organizativ – Sahit Dollapi;

Sekretari për çështjet zgjedhore – Ivi Kaso;

Sekretari për burimet njerëzore – Ervin Minarolli.