Shqipëri/ Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta thirrje: Askush nuk duhet të mungojë, i garantoj shqiptarëve se…

04.02.2021 18:13:14

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Globale të Zgjedhjeve, i ka bërë apel shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke iu referuar 25 prillit si “referendum historik”, Meta thotë se pjesëmarrja në zgjedhje është një mision patriotik dhe se askush nuk duhet të mungojnë.

Ai madje del garant se nuk do të lejojë vjedhjen e votave, duke theksuar: “garantoj të gjithë shqiptarët se nuk do të lejoj askënd të prekë votën e tyre”.

Postimi:

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Bëhu pjesë e grupit privat në Facebook për lajme ekskluzive.