Shqipëria arrin 250 mijë vaksinime

09.04.2021 22:23:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në të gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 250 mijë vaksinime.

Së fundmi në Rinas kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze kundër COVID-19, ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se do të ulet fasha e vaksinimin për mosha më të reja.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Edi Rama më herët gjatë ditës së sotme është shprehur se Shqipëria do të rrisë intensitetin e vaksinimeve.

Në Kosovë tashmë ka filluar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 85-vjeçare, derisa ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësorë.