Shqipëria-Itali: formacionet e mundshme dhe statistikat (Foto)

09.10.2017 09:26:55

Kjo mbrëmje do të jetë vetëm ndeshja e dytë zyrtare midis dy kombëtareve tona. Më saktësisht, është sfida e kthimit të 24 marsit të kaluar, në Palermo, kur golat e De Rossi dhe Immobile ishin vendimtar për fitoren e Italisë 2-0. I vetmi precedent tjetër erdhi nga një ndeshje miqësore, e luajtur në Genoa, në vitin 2014, dhe e fituar nga axurrët 1-0, në sajë të një goli në ekstrem të Okaka. Nëse deri sot, në përballjet e Shqipërisë me Italinë, Gianni De Biasi ishte ulur në stolin kuqezi, tani është një tjetër italian: Christian Panucci.

Ish-lojtari i Genoa, Milan, Real Madrid, Inter, Chelsea, Monaco, Roma dhe Parma ka eksperiencën e parë si trajner kombëtareje, pas aventurave në stolat drejtues të Livornos dhe Ternana. Ai ka punuar si zëvendës i Fabio Capello me Rusinë para se të fillonte karrierën e tij si trajner. Që nga korriku 2017 është pasardhësi i De Biasit. Italia me një fitore do të jetë e sigurtë se do të kualifikohet për “play-off” si një kokë grupi. Pjesëmarrja në ndeshjet e nëntorit tashmë është e sigurtë./telesport.al/