Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Evropë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në një konference të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, Kodheli u shpreh për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Plasschaert tha se bota sot përballet me rreziqe serioze. “Ne duhet të luftojmë për prosperitetin tonë, sigurinë tonë, lirinë tonë çdo ditë”, tha ministrja holandeze.





































![“Autostrada e Gjilanit” për 30 muaj me 40 milionë euro më lirë, ja kur nis [TRASEJA]](https://www.fokusi.org/wp-content/uploads/2018/02/autostrada-3-850x567_1506663998-9519267-600x329-100x70.jpg)
