Shqiponja e cila është rritur me pula dhe mendonte se është pulë!

19.07.2019 09:50:10

Nga Ahmet Asani
[Një tregim që flet per fuqinë e #bindjeve dhe të #ndërdijes
Njëherë një fshatar kishte gjetur një vezë të shqiponjës në mal. E merr fshatari vezën e shqiponjës me veti në shtepi dhe e vendos te vezët e një pule klluqe! Pas një kohe kur çelin vezët e pulës zogj, nga veza e shqiponjes del nje zog i i shipes! Shqiponja e vogel bënte gjithëçka që bente pula nënë dhe pulat tjera. Shpejtë u mësua të hante gjithëçka që hanin pulat, nga ushqimi nëpër plehëra e deri te ushqimi i preferuar me krimba! Sa herë që pulat kokorisnin e kërcenin e fluturonin nga koteci në tokë edhe shqiponja bënte të njejten gjë. Një ditë shqiponja rastësisht fluturoi më lartë se pulat tjera, por kur pa pulat poshtë ju duk se ishtë ëndërr, u frikesua aq shumë sa që zbriti shpejtë poshtë në tokë. Një ditë pranvere lartë ne qiell po fluturonte një shqiponjë, shkonte herë larte e herë poshtë sillej me krahë te hapur ne rreth sikur te ishte mbret i qiellit. Shqiponja qe ishte rritur me pula u afrua afër nënës pulë dhe e pyeti: nënë cili është ky shpend që fluturon lartë në qiell ? Është shqiponja, iu pergjigj nëna pulë! Po pse nuk fluturojmë edhe ne në lartesi, e pyeti prap shqiponja nënën pulë? Ah biri im harroje ate, fluturimi në lartësi dhe qielli eshte i shqiponjave, ne jemi pula dhe nuk mund te fluturojme lartë, ne jemi të tokës. Kështu kalonte koha e shqiponja plakej, por tërë jetēn diçka e mundonte dhe e shtrengonte ne krahëror, kishte shume deshire te fluturonte lartë, por kurrë nuk merrte guximin të provonte të fluturonte në lartësi, nga që mendonte se ishte pulë! Kështu duke jetuar një jetë të huaj, shqiponja një ditë vdiq pa e shijuar jetën e vërtetë dhe pa e kuptuar se ishte SHQIPONJË!😥