SHQIPTARËT KANË NEVOJË PËR FRYMË TË AFRIMIT E PËRBASHKIMIT E JO TË LARGIMIT E COPËTIMIT!

16.09.2019 16:16:38

Pa hyrë në analiza të thella, mund të konstatojmë se gjitha subjektet politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, pavarësisht ideologjisë dhe frymës së brendshme partiake, pavarësisht historikut të themelimit dhe evoluimit të tyre, të gjitha, disa më pakë e disa më shumë, nuk janë sa duhet të hapura, e as afruese e përbashkuese! Duke u nisur nga historiku dhe fryma e themelimit te partive, pa dyshim se Lidhja Demokratike e Kosovës, do të duhej të ishte subjekti me i hapur, më afrues e më përbashkues në Kosovë e shqiptari! Mirëpo, mjerisht ka vite qe edhe ky organizim politik nuk është ai i cili i afron njerëzit që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njerëzit qe kanë pervojë dhe energji për ti kontribuar vendit. Kosova i ka gjitha kushtet që të filloj me përhapjen e frymës demokratike të afrimit dhe përbashkimit, që një ditë në Kosovë, Shqiperi, Maqedoni e viset tjera shqiptare t’i kemi nga dy tri-parti, e jo dy – treqind sa janë ?! Kjo gjendje e përhapjes se frymes së largimit, ndarjes dhe debimit, të cilen e krijuan partitë politike në shtetet e trojet tona etnike, ka lënë pasoja të paimagjinueshme për t’ardhmen e rinisê tonë në vend e diasporë! Sot ne diasporë kemi disa qindra Objekte e Qendra Fetare të blera e ndërtuara nga themeli, por nuk e kemi asnjë Qendër Kulturore Kombëtare!? Me qëllim të ndryshimit të kësaj fryme e realiteti, vitin që shkoi nje grup beprimtaresh nga vise te ndryshme te atedheut e kantone te ndryshme të Zvicres, themeluan “Fondin e Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer”, iniciative kjo e cila u mbështet nga veprimtarë të shumtë, u përshëndet dhe mbështet nga intelektuali i njohur profesor Aref Mathieu, nga artisti shqiptar Xhevat Limani, nga drejtori i Institutit të Trashegimisê Shpirtrore e Kulturore me seli në Shkup, ztr. Skender Asani, nga dy Ambasadoret shqiptar, ai i Republikes se Shqiperisë dhe i Republikes se Maqedonise në Bernë, dhe shumë intelektualê e veprimtarë në atdhe e diasporë, por nuk u përshëndet e as përkah nga subjektet politike e as nga institucionet e Qeverisë në Prishtinê e as përfaqesitë shtetrore jashtë! Pse kjo mospërfillje e mospëkrahje morale ndaj kesaj iniciative e vizioni për t’ardhmen e rinisë dhe Atdheut?! Kush e futi këtë fryme ndër shqiptaret dhe kush duhet ta nxjerr?! Besoj se gjeneratat e reja te cilat po shkollohen në sistemet e arsimit perëndimor, gjenerata këto që do të frymëzohen dhe edukohen kombëtarisht në Qendrat Kulturore Shqiptare, do të jenë ato që do ta fusin frymën kombëtare të afrimit e bashkimit ndër shqiptart, frymën e këthimit për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit ligjor ne Kosovë , Maqedoni e Shqipëri!

Nga: Ahmet Asani