“Shqiptarit…-S’ia ha qeni shkopin.”

09.09.2019 22:35:43

Nga Luan Kalana
… një ndër shprehjet e rralla të arta të Gjuhës Shqipe
-Në aksionin e madh gjuhesor ne vitet’70, për krijimin e Gjuhes letrare kombetare Shqipe, krahas spastrimit nga fjalët dhe emrat e huazuara të gjuheve të huaja, ishte dhe mbledhja dhe evidentimi i shprehjeve të rralla te vjetra popullore(frazeologjike) shqipe.
Në trevën, krahinën e Devollit, Shqiperi e pasur per shprehjet e rralla popullore e te vjetra shqipe ,si kudo, u be nje pune e madhe e dokumentimit te tyre dhe dergimi ne Institucionet perkatese, siç ishte atehere Instituti i Gjuhesise, më parë, se të krijohej Akademia e Shkencave.
Por per fat te keq,ne fillimet e demokracise ne vitet ’90,ky institucion gjuhesor dhe kulturor(i mbledhjes dhe te Folklorit Shqiptar) jo vetem u shkri ,por dhe pasuria e tij firoi,se ku.. ?!
Ashtu si pasuria kombetare gjysem shekullore e popullit, materiale e valutore ,”per inat te sime vjere” gjoja te komunizmit u grabit,u vodh,u asgjesua, nga kastat mafijoze qe erdhen ne pushtet,nen masken e privatizimit….
Të njëjtin fat pësuan dhe thesaret shpirterore te kombit tone ,ato kultorore,gjuhesore ,artistike,folkorike e te tjera,por ne nje rjedhe tjeter humbetire,pa nam e nishan.Duke biseduar privatisht me nje punonjes te Akademise te Shkencave, keto kohe ne Tirane,per fatin arkivor te tyre,as qe behet fjale gjetja dokumentare,pasi ajo jo vetem si godinë ka mbetur,por si plevicë ,qe brenda s’ka as bar e as kashtë,ne vend qe te shtiheshin keto thesare ne nje sendyk ,hamabr,u hodhën nëper dërmonë e shosha,që i mori era….Nejse…
Për pasionin dhe idhulin e zantitit tim të mësuesisë e të atdhetarizmit,e duke qene larg truallit mëmë,në nje dhe të huaj,herë pas here i kthehem evidentimit te ketyre shprehje te ARTA gjuhesore te rralla Shqipe.
Siç eshte shprehja popullore e vjeter shqipe, “S’ia ha qeni shkopin” e perdorurr ne te gjitha trevat shqiptare,qe ne thelb,shpreh dinjitetin,personalitetin dhe karakterin ,simbolizon,mençurine e urtesine,trimerine dhe punen e Shqiptarit,per te mos u perkulur,gjunjezuar e dorezuar,para pushtuesit e tiranise,para veshtiresive e sakrificave,e per te dale fitimtare,kryelarte. .
Me poshtë po shkruaj materializimin e saj, te permendur nga goja e disa personaliteteve e figura politike.
* * *
…postieri i telegrafit Vlore,1912:
-Zoti Ismail bej (Qemali),po mbrin Baca ne Vlorë,Isa Buletini nga Kosova,por gjate rruges i kane dale ushtria turke dhe po vonohet…
Ismail Bej Vlora:
-Mos ia qani hallin kalorsit,se i varen kembet,Bacës,….nuk ia ha qeni shkopin….,ai do te jete ketu kur te ngreme Flamurin e mëvetesisë të lirisë…
(marrë doreshkrim nga ditari i protokollit te shpalljes se pavarsise,shkruar nga Luigj Gurakuqi.)
* * *
…në pagëzimin e një fëmije shqiptar,
në kishën ortodokse shqiptare te porsa krijuar ne Boston,SHBA..
prifti Fan Stilian Noli;
-“Ky fëmijë martë uratën shqiptare dhe kur të ritet,..s’do t’ia hajë qeni shkopin..”
..kur mbaroi ceremonia, pastori qe sherbente ne kishë, i tha priftit:
-Im Zot,shprehjen qe kendove ,nuk e ka te shkruar ungjilli.
prifti, Noli:
-Mbaje mend, Pastor, këtë shprehje e ka të shkruar Bibla shqiptare..
(deshmi gojore nga emigranti Kasem Adem Vishocica,ish sekretari i parave, të Vatrës dhe bashkëpunëtor me Fan Noli ne Boston ,SHBA)…
* * +
Faik Konica,.. “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
Faik Konica,nga broshura “Shqiperia dhe turqit” 1895,Paris(frengjisht)
-Historia e ka dëshmuar,se per urtesi e trimeri,shqiptari jo vetem qe nuk eshte dorezuar e gjunjezuar,por ka dal kryenaltë e fitimtar,..nuk ia ha qeni shkopin…dhe si te tillë,perben një rezyme, ata arriten e mbinë deri ne oborrin e Sulltanit,….F.K
* * *
Tirane,5 maj 1942,vrasja e Heroit te Popullit Qemal Stafa,
gjate rrethimit, nga pushtuesit fashiste italiane…
…. ne takimin e grupit te njesitit gueril antifashist
-Shokë,…fashistet kanë rrethue Qemalin (Stafen)…-sjell lajmin nje guerilas..
…pergjigjet prerazi, trimi Vojo Kushi ,që ndodhej aty,:
-Nuk dorëzohet Gega i vogël, aq sa i mënçur edhe sypatrembur, eshtë dhe trim,. ..s’ia ha qeni shkopin…
(marrë nga libri “Yje te pashuar”,vell.I,fq.43)
* * *
Prishtine, gjate vizites te ish Persidentin Bill Klinton ne Kosove,,..nentor 2009.
duke folur, edhe per bashkeshorten, misioneren e paqes Hilari Klinton, qe ishte me një delegacion aso kohe në një vend Aziatik. Nga grumbulli i flet ne shqip, një dëgjues pjesmarres ne bisedë..
-Mos ia kij hallin asaj, z.Klinton ,ajo është sokoleshe,..nuk ia ha qeni shkopin…
Bill Klintoni i vemendshen,nderpreu batutën,dhe ne anglisht i drejtohet folsit shqiptar
-Pardon,what,what… ?!(çfare thatë)…
Folesi e perseriti edhe njehere shprehjen ne shqip,por më me zë te larte..dhe dikush ia perkthehu shpejt z.Klinton..Ai buzeqeshi dhe shqipëroi…
-Bravo,shqiptari…
Mblodhi e pergatiti
Luan Kalana,SHBA
ish Mësues i Gjuhes Shqipe ne Shqiper