Shtëpia e Bardhë u përgjigjet diplomatëve “kryengritës”: Pranojeni ose largohuni

31.01.2017 00:01:10

Shtëpia e Bardhë u është përgjigjur sot diplomatëve amerikanë të cilët kanë nënshkruar një letër proteste kundër vendimeve të presidentit Donald Trump me qëllim të uljes së emigracionit.

Shtëpia e Bardhë u ka thënë këtyre diplomatëve që ta bëjnë punën  e tyre dhe ta pranojnë programin, ose të largohen nga ato pozita, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka thënë se ky dokument që e kanë nënshkruar diplomatët “është përplot ekzagjerime”, transmeton AFP.