Shtëpia e oficerëve në Manastir është shndërruar në deponi

22.01.2017 20:51:23

Pas pothuajse një vit nga premtimet e qeverisë qendrore dhe lokale nuk ka asgjë në lidhje me rikonstruimin dhe vënien në funksion të Shtëpisë së oficerëve në Manastir. Vitin e kaluar qytetarët e Manastirit reaguan dhe nuk lejuan që ky objekt të shitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani ndërtesa është në gjendje më të keqe se sa më parë, brendësia është shkatërruar plotësisht dhe është kthyer në deponi, ndërsa qytetarët e Manastirit shprehen të shqetësuar për mosinteresimin e Qeverisë për këtë trashëgimi kulturore.

Shtëpia e oficerëve vitin e kaluar nga kompetencat e pushtetit qendror kaloi në qeverinë lokale. Disa anëtarë në Këshillin e Komunës së Manastirit kanë propozuar disa herë të ndahen mjete për ndërtimin e kësaj ndërtese, por propozime të tilla nuk kanë kaluar dhe janë refuzuar nga shumica.

Edhe kryetari i komunës Teleski, paralajmëroi se do të ndahen deri 2 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e kësaj ndërtese, por deri sot nuk ka asgjë.