Gravura e parë është shtëpia e Nikolao Argjiri (Vreto) në Janinë ku qëndroi Lord Bajron dhe Hobhousi në 5 tetor 1809. Ashtu si duket në gravure ka qenë një shtëpi tipike karekteristike e njohur në Ballkan me emrin “Arkondiko”. Kjo shtëpi nuk ekziston më pasi u dogj nga zjarri gjatë rrethimit të Janinës ne 1913.
Pronari i saj që ishte një tregtar i madh gjatë kohës së Ali Pasha Tepelenës , gjithandej është cilësuar si grek por mbiemri i tij Vreto tregon më tepër për rrënjë vllahe. Ky mbiemër është shumë i përhapur dhe në Shqipëri.
Fotoja e dytë është çka është rindërtuar mbi germadhat e shtëpisë së djegur. Si shikohet nuk është në gjendje shumë të mirë dhe nuk është restauruar. Ballkani duhet të tregojë më tepër vemendje ndaj monumenteve që e lidhin me kulturën botërore.