Shtëpia përfshihet nga flakët, vdes 30-vjeçari

27.12.2016 10:12:35

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Bishnicë të Pogradecit pasi banesa e tij është përshirë nga flakët.

Rreth orës 23:00 të së martës policia ka marrë njoftimin për zjarrin ku ka shkuar bashkë me forcat e zjarrfikëse.

Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur I.E rreth 30 vjeç.

Gjithashtu raportohet se ka marrë dëmtime trupore nëna e tij B.E, e cila është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.