Shtetasi shqiptar djeg malin në Kosovë

23.12.2016 11:57:54

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Morinë të Gjakovës ku sipas Policisë shtetasi nga Shqipëria përveç që kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, njëherësh ua ka vënë zjarrin një pjese të pyllit me disa shkurre.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.