Shteti liron nga burgu komandant Remin, vlerësohet i parrezikshëm

21.07.2016 10:41:41

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është liruar nga burgu. Mustafa ka dal prej Burgut të hapur të Smrekonicës pak muaj pas shkuarjes në vuajtje të dënimit. Gjatë kësaj kohe, ai ishte shfrytëzues i vikendeve si rezultat i sjelljeve të mira dhe risocializimit. Paneli për lirim me kusht ka vlerësuar se Mustafa është i gatshëm t’i kthehet shoqërisë, duke mos paraqitur rrezik për rrethin.

Rrustem Mustrafa është në liri. Këtë liri ia ka mundësuar Paneli për lirim me kusht. Ai ka lënë Burgun e hapur të Smrekonicës më 14 korrik të këtij viti.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka vuajtur tri vjet e tre muaj, e 11 ditë burgim të dënimit prej katër vjetësh për krime lufte kundër popullatës civile të kryera gjatë luftës në një të ashtuquajtur burg të UÇK-së.